Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, të cilët qëlluan për vdekje agim Arapin.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit, ku dy vëllezërit rrahën në mënyrë barbare, duke i shkaktuar më pas edhe vdekjen Arapit.
Konflikti lindi për disa tuba ajrimi, pasi viktima dhe autorët kishin nënshkruar një kontratë, sipas të cilës dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi do t’i paguanin 58-vjeçarit një qira prej 13 mijë lekësh në muaj për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë në dyqanin ushqimor.
Por, duket se muajin e fundit, ata nuk e kishin paguar të ndjerin, duke e rrahur për vdekje më pas.




