COVID-19/ Edhe 2 të tjerë pasdite, 6 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit në Kosovë

COVID-19/ Edhe 2 të tjerë pasdite, 6 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit në Kosovë

Dita e sotme ka rezultuar një bilanc lufte për Kosovën në aspektin e jetëve të humbura për shkak të koronavirusit. Mediat në Kosovë shkruajnë se pasdite kanë humbur jetën edhe dy persona të tjera për shkak të COVID-19 në qytetin e Ferizajt.

Ata janë të moshës 76 dhe 54-vjeçare, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka patur sëmundje bashkëshoqëruese. Për personin tjetër ende nuk dihet saktësisht. Gjithsesi në total, numri i vdekjeve në 24 orë në Kosovë ka shkuar në 6 ditën e sotme, pasi për katër jetë të humbura raportoi me herët Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Në total që prej fillimit të pandemisë për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 114 persona. Ndërkohë përsa u takon rasteve të reja në 24 orët e fundit ata kanë qenë 119, nga 420 mostra të marra gjithsej.

Në raport me popullsinë Kosova ka numrin më të lartë të të prekurve në Europë javën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy