Përfshirja e zyrtarëve të shtetit në këtë dosje nuk përfundon vetëm më Oltion Bistrin. Xhevahir Lita, drejtues i prokurorisë së Kukësit në momentin e arrestimin ka qënë pjesë e ketij grupi. Në kohën kur zhvillohen ngjarjet ai ushtronte detyrën e prokurorit në Shkodër. Akuzat janë të rënda korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal për prokurorin.
Lita sipas dosjes së prokurorisë së posaçme ia ka dhënë ndihmë të vazhdueshme grupit Bajri fillimisht duke ndryshuar masën e sigurisë për Behar Bajrin dhe më pas duke i asituar me ndihmë për disa ngajrje kriminale ku janë përfshirë njohje të tyre. Për këto sherbime sipas SPAK prokurori Lita ka marrë disa pagesa. për ka pasur komunikime të vahzdhueshme me Behar Bajrin një nga personat kryesorë të grupit Bajri. Në datën 29 qershor 2020 Behar Bajri del nga qelia dhe në datën 30 i shkuran prokurorit me pseudonimin Daci i vogël.
“Daci i vogël jam ,ta paça borxh vlla , tapo rrim nejdit gjem nej vend e rrimë.”-Behar Bajri
Në vazhdim të komunikimit prokurori e orienton se si duhet të veprojë tani dhe pyet se ku ndodhet.
“Ok ke me u paraqit të hënën në prokurori në orën 10”- Xhevahir Lita
Pas këtij zhvillimi mes Behar Bajrit dhe prokurorit ka komunikime të vazhdueshme ku një ndër punët që pritet të zgjidhe Xhevahir Lita është ajo për Enver Bajrin. Në komunikimin mes tyre flitet për 100 mijë euro
“Ai nuk është atje ai është akoma aty ku ishte ti, nuk ka shku atje për atë vazhdon te ne Akoma. Ai është problem nuk kryhet. – Xhevahir Lita
“Dhe daji ti me të a qat dush ,kur dush i qin mij ero i ke kur dush,rregulloji vet me te”- Behar Bajri
Në dosje thuhet se Behar Bajri e ka takuar prokurorin në shtepinë e tij në zonën e Senatoriumit në Tiranë, Në faqen 88 të dosjes sqarohet e gjithë kjo situatë.
“A vjen të shtëpia apo lokali, këtu jam shpi ma mirë”- Xhevahir Lita
SPAK ka vërtetuar se prokrori jeton në këtë zonë dhe pas takimit dyshohet se i ka thënë Behar Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim. Për këtë gjë Behar Bajri ka vënë në dijeni mikun e tij.
“Ke dalë në kërkim më sehu se po të kapin, deri në tetor kë kry punë”- Behar Bajri
Janë me dhjetra komunkimet në këtë dosje mes prokurorit dhe Behar Bajrit dhe SPAK ka krijuar bindej duke e kryqezuar edhe me prova të tjera se zyrtari i këtij shteti ka konsumuar vepren penale të korrupsionit dhe për këtë arsye duhet të arrestohet.



