
Komisioni Europian ka autorizuar vaksinën anti-Covid të Comirnaty të përshtatur me variantet e reja.
Autorizimi, specifikon ekzekutivi i Bashkimit Europian, vjen si pjesë e mekanizmit të përshpejtuar të vlerësimit për të lejuar shtetet anëtare të përgatiten në kohë për fushatat e tyre të vaksinimit vjeshtë-dimër.
Agjencia Europiane e Mjekësisë, EMA kishte rekomanduar autorizimin e Comirnaty të mërkurën e kaluar.
Vaksina është e licencuar për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat mbi 6 muajsh.
Të rriturit dhe fëmijët e moshës 5 vjeç e lart që kanë nevojë për vaksinim duhet të marrin një dozë të vetme, pavarësisht nga historia e tyre e vaksinimit.



