
Si pasojë e ngritjes së çmimeve të naftës, dhjetëra protestues me makinat e tyre kanë bllokuar Rrugën e Kombit në shenjë proteste.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore.
Ndërkohë, është bllokuar edhe rruga te stacioni i trenit në Durrës. Protesta të ngjashme po ndodhin njëkohësisht pothuajse në të gjitha qytetet e vendit.
Ndërkohë, në Tiranë, dhjetëra qytetarë po grumbullohen para Kryeministrisë në ditën e dytë të protestës, me qëllim kundërshtimin e rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit.



