
Sipas të dhënave nga INSTAT gjatë periudhës janar–korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ekspertët e turizmit diskutuan në studion e MCN Informacion nbi sfidat e reja me të cilat po përballet ky sektor.
Flora Xhamani Baba– eksperte turizmi
I vetmi gabim që mund të ndreqim në ofertën turistike është cilësia e shërbimit. Nëse një turist nuk është i kënaqur nga uji apo dritat që ikin nuk e ka fajin sektori privat. Edhe për rritjen e çmimeve nuk e ka fajin biznesi privat.
Tani me këto ndryshime do ta kuptojmë sa na vlen lëkura.
Një gabim që bëhet gjithmonë është se merret si i mirëqenë turisti vendas.
Ne sloganin turistik e kemi ndërruar disa herë në 10 vjet.
Marrim llixhat e Elbasanit. E dini sa kushton një natë në një dhomë dyshe bashkë me ushqimin? 35 mijë lekë të vjetra. E përballueshme. Po sikur kjo strategji të ndiqej edhe për bregdetin? Velipoja e ka ndjekur një shembull të tillë. Çmimet janë të arsyeshme, shërbimi është mirë.
Luan Dervishej – ekspert turizmi
Jemi në fund të fazës së turizmit me rrjedhje të lirë. Tani duke mos pasur mekanizmat e menaxhimit nuk orientohet me kërkesat e tregut.
Ekspozimi ndaj fluturimeve loë cost na ka ekspozuar në të gjitha tregjet. Ndërkohë Kosova tani ka mundësinë të lëvizë edhe në vende të tjera.
Rritja e ofertës turistike nuk është çështje e një biznesi të vetëm. Kush merret me turistin në Shqipëri? A mjafton që kur ai plagoset të turren me helikopterë e të bjënë foto me të. Informacioni turistik është i pari.
Ka shumë rëndëi të interpretohet cfarë ka brenda strategjia e turizmit. Por më e rëndësishmja që ajo duhet të bëjë është të ndërtojë shtyllën kurrizore të këtij sektori.
Arben Çipa – ekspert turizmi
Shumë bukur që Shqipëria është njohur si Maldivet e Eruopës. Por reklama është një thikë me dy presa. Kujt i drejtohet ajo? Cilës kategori? Këtu hyjmë te politika largpamëse e qeverisë për një strategji të tillë. Të përcaktohen zonat turistike sipas kategorive të turistëve. Në çdo shtet janë përcaktuar zonat për kategori turistike. Psh. Ibiza e dimë që tërheq turistët e rinj. Ne e kemi identifikuar veten. Durrësi tashmë identifikuar dhe mendoj se është destinacioni më i qëndrueshëm për turizmin familjar. Flasim për Vlorën. Është një qytet që është bërë qibar para se të bëhet i tillë. Ka mungesë akomodimi dhe çmime në stratosferë.
Moshat e reja argëtohen natën, zgjohen vonë ditën dhe sajohen me gjëra të shpejta gjatë ditës. Ndërsa moshat e treta kanë domosdoshmëri vakte. Pra ka konsum.
Unë jam dakord për resortet. Por duhen përcaktuar zonat. Nëse duam të bëhemi të mëdhenj atëherë duhet të ndërtojmë gjëra të mëdha. Por resortet duan zona të caktuara. Lëvizja turistike më masë të madhe nuk përballohet. Marrim Turqinë në 20 vitet e fundit. Ka ecur me hapa gjigantë dhe shohim që në momente të caktuara nuk përballon kërkesën. Për pesë vitet e ardhshme është e sigurt që do të kemi kërkesa.



