Përplasja Lu-LLalla, ambasadori amerikan mbërin në kryeministri

Përplasja Lu-LLalla, ambasadori amerikan mbërin në kryeministri

Pas përplasjeve të një dite më parë mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adratik Llalla, diplomati amerikan ka trokitur në zyrën e Ramës.

Lu ka mbëritur mbasditen e sotnme në ambientet e kryeministrisë ku do të zhvilloj një takim me kreun e qeverisë Edi Rama i cili u kthye pas vizitës zyrtare në Kosovë.

Takimet e vazhdueshme të ambasadorit amerikan në vendin tonë vijnë pas akuzave në distancë mes tij dhe kryeprokurorit Lalla, dhe besohet se në qendër të diskutimeve mendohet të jetë konflikti i hapur mes Ambasadorit amerikan dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë mbrëmë, Lu pati një takim dhe me kreun e Shtetit Bujar Nishani.

.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy