Një australian 36-vjecar i diagnostikuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në Islandë, ndërsa gruaja e tij karantinuar nga sëmundja.
Megjithatë mjekët thanë se simptomat e burrit ishin jotipike për Koronavirusin dhe ata po hetojnë shkaqet e vdekjes.
"Edhe pse u zbulua se ishte infektuar me koronavirus, nuk mendojmë se ky ka qenë shkaku i vdekjes", ka thënë epidemiologu Dr. Thorolfur Gudnason për RUV. "Simptomat e tij erdhën shumë shpejt dhe nuk ishin ato që shoqërohen zakonisht me vdekjen nga Covid-19".
Vdekja e tij është e para e lidhur me Covid-19 në Islandë, dhe i pari me origjinë australiane. Punëtorët e shëndetësisë që trajtuan burrin po karantinohen dhe qendra mjekësore po dezinfektohet. Zyrtarët po gjurmojnë çdo kontakt që çifti kishte gjatë udhëtimit në vend./Theguardian/



