Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron për bazën e ushtrisë në Shëngjin.
Hetimet për bazën e Shëngjinit ndiqen nga Prokuroria Lezhë, edhe pse fillimisht procedimi penal nisi nga SPAK.
Rekursi ishte paraqitur në gjykatë nga Nik Palokaj, Saimir Mergjyli, Aida Mergjyli, Petrika Golloshi, Alqi Golloshi, Artur Palokaj, Shoqëria “Flori” shpk, dhe Tonin Dodaj.
Gjykata vendosi: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat e interesuar Nik Palokaj, Saimir Mergjyli, Aida Mergjyli, Petrika Golloshi, Alqi Golloshi, Artur Palokaj, Shoqëria “Flori” shpk, dhe Tonin Dodaj, kundër vendimit me nr. 111, datë 30.04.2022, të Gjykatës së Apelit, Shkodër.
Skandali i ndërtimit brenda bazës ushtarake të Shëngjinit u denoncua rreth një vit më parë nga ish-zv.komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtjes dhe organet e drejtësisë.



