Nishani: Berisha mund të ndezë një proces radikal në PD, është jetik sot për partinë

Nishani: Berisha mund të ndezë një proces radikal në PD, është jetik sot për partinë

Pyetjes nëse ish-lideri Sali Berisha do të vijë sërish në krye të PD, ish- presidenti Bujar Nishani iu përgjigj duke thënë se nuk e konsideron më Berishën si drejtues të PD. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Nishani tha se në këtë moment Berisha mund të ketë kontribut për të ndezuar një proces serioz radikal dhe reargues të rezultatit që sot sipas tij është jetik sot për PD.

“Unë kam 4 muaj që përpiqem të jemë present në opoinionin publik me disa projekte. Një prej paragjykimeve nga të cilat jamë përpjekur të vetëmbrohem është se isha njeri I Berishës. Ky paragjykim më është thënë edhe nga bashkëpunëtorë të mi. Unë kam qenë bashkëpunëtor me Berishën dhe në aspektin njërëzor vendos raporte dhe nëse dikush më respekton unë ndihem borxhli. Por sot unë ndihem mirë jo për empatinë që ka marrë Berisha por për një fakt shumë pragmatist. Sot për sot po flasim për opozitën si garant të shoqërisë. Duhet të ndryshojë situate dhe kam 4 muaj që e them. Nuk e konsideroj Berishën drejtues të PD por mund të ketë kontribut për të ndezuar një process serioz radikal dhe reargues të rezultatit që është jetik sot për PD, për të ndryshuar mënyrën e funksionimit. Në këtë moment që është PD nuk e mund dot Edi Ramën”, tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy