Për inxhinieren Dëshira Mena, udhëzimi i ri për përllogaritjen e taksës së pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, më shumë sesa mbron blerësin tenton të formalizojë deri në një farë niveli pjesën informale të shitblerjeve të pasurive.
Në emisionin “MCN Economy” Mena tha se çmimi i referencës ka tentuar të barazojë çmimin e shitjeve reale me çmimin e deklaruar të shitjes.
Çmimi i referencës ka tentuar të barazojë çmimin e shitjeve reale me çmimin e deklaruar të shitjes. Kur bëhet një kontratë shitjeje e një apartamenti, ndryshe shkruhet në kontratë dhe ndryshe është vlera që paguan klienti.
Rritja e çmimit të referencës tenton të rrisë taksën që shteti kërkon të marrë dhe akumulojë në arkën e tij dhe bën mirë.
Tregtia e pasuria të paluajtshme të mos jetë kaq informale sa është sot. Është pikërisht pjesa informale që ka çuar në rritjen e çmimit të referencës.
Ky ligj më shumë sesa mbron blerësin tenton të formalizojë deri në një farë niveli pjesën informale të shitblerjeve të pasurive. Ne e dimë shumë mirë që çmimi i shitjes shpesh herë nuk është i njëjtë me çmimin e referencës. Deklarohet çmimi i shitjes për të cilët paguhet taksa, por është një vlerë tjetër e parave që qarkullon në shitje.



