Zjarri përfshin malin e Shëngjinit, zbret deri pranë rrugës kryesore (VIDEO)

Zjarri përfshin malin e Shëngjinit, zbret deri pranë rrugës kryesore (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

 

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë në këtë zonë, duke favorizuar avancimin e zjarrit.

 

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

 

Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy