Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se gjatë natës intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë vendin, ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Në Qafë Thore është punuar me pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës temperatura është -1°C
Në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë në Hotolisht dhe në Shkopet ka pasur rënie materiali dhe gurësh në trup të rrugës, që janë pastruar menjëherë duke e kthyer qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.



