
Qeveria informoi për një përpjekje të Francës për të caktuar në qershor konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, por e pamjaftueshme sipas kryenegociatorit Zef Mazi, për shkak të bllokimit të Shkupit nga Sofja.
Por çfarë po e pengon Shqipërinë drejt BE?
Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve në MCN Tv, Gjergji Vurmo, drejtor Programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, tha se për shkak të ngërçit në të cilën ndodhet Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, viktima e radhës mbetet Shqipëria.
“Për fat të keq, në këtë ngërç në të cilën ndodhet Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, viktima e radhës jemi ne, ashtu sikurse para dy vitesh, ishte situata e njëjtë kur viktima jonë ishte MV për shkak të bllokimit që na u bë.
Normalisht procesi i integrimit evropian, duhet të jetë i bazuar në mëritë, duhet të jetë më transparent, më i përmbajtur se sa i bazuar në kritere teknike. Për fat të keq, procesi i integrimit evropian, nuk është i parashikuar, transformativ, ka ngelur në vend, një proces i cili po kthehet ne bumerang dhe në disa vende të rajonit po bllokon demokracitë.
Nuk ka garanci se do të jetë transformativ për zhvillime të ndryshme, prandaj diskutimi për ndarjen ose mosndarjen e Shqipërisë dhe MV, më shumë se sa një rrugëzgjidhje, është një indikacion që tregon ngërçin në të cilën ndodhet BE dhe nevojën që ky proces ka për rikonstruim total të tij, proces i cili ka dështuar të realizojë ato objektiva në të cilën e ka fokusin.



