Meta dhe Kryemadhi të pandehur/ Logu: Absurde të mbahet penalisht përgjegjës kreu i një partie për çështje lobimi

Meta dhe Kryemadhi të pandehur/ Logu: Absurde të mbahet penalisht përgjegjës kreu i një partie për çështje lobimi

Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë shpallur zyrtarisht të pandehur nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve për çështjen e lobimit në SHBA dhe aferën e njohur si CEZ-DIA.

Në një prononcim për “MCN Live”, avokati dhe juristi i njohur Besard Logu e cilësoi të palogjikshme dhe të pajustifikueshme marrjen në përgjegjësi penale të një lideri partie për një çështje të natyrës teknike dhe financiare si lobimi.

Nuk është funksioni i kryetarit të një partie të merret me deklarime financiare apo marrëdhënie kontraktuale.

Kjo është përgjegjësi e personave të tjerë, si sekretari organizativ, drejtori financiar apo përfaqësuesit ligjorë.

Procedimi penal ndaj Metës dhe Kryemadhit duket i motivuar politikisht dhe i kohëzuar qëllimisht menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, për të zhvendosur vëmendjen nga akuzat për manipulim të procesit zgjedhor dhe përfshirjen e grupeve kriminale në votime.

Në vend që të merremi me pretendimet e rënda për zgjedhjet, vëmendja orientohet tek një çështje e disa viteve më parë, ndërkohë që mungon lidhja direkte e Metës me aktet konkrete që janë objekt hetimi.

Logu argumenton se përgjegjësia penale është personale, dhe se nuk mund të aplikohet një logjikë kolektive, ku kryetari i një partie mban përgjegjësi edhe për veprime që mund të kenë kryer zyrtarë të tjerë, përfshirë zëdhënës, administratorë financiarë apo të tretë.

Kryetari i një partie politike është një figurë përfaqësuese, politike, jo një administrator teknik.

Nuk mund ta bëjmë përgjegjës penalisht për çdo kontratë, pagesë apo mosdeklarim që ndodh në strukturat e partisë.

Kjo është një qasje jo vetëm jologjike, por edhe e rrezikshme në aspektin e shtetit ligjor. Nuk mund të përgjigjesh për veprime që s’i ke kryer vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy