Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, Ibrahimaj: Konflikti para 5 muajsh, jo në zyrat e shtetit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, Ibrahimaj: Konflikti para 5 muajsh, jo në zyrat e shtetit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, Ibrahimaj: Konflikti para 5 muajsh, jo në zyrat e shtetit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj ka reaguar pas publikimit në media të një lajmi se bashkëshorti i saj kishte goditur me thikë drejtorin e ATK-së, në kohën që Ministria e Financave drejtohej prej Ibrahimajt.

Ajo vë në dukje se ngjarja ka ndodhur 5 muaj më parë pranë vendit të punës së bashkëshortit dhe jo në zyrat e shtetit. Lidhur me rastin ka pasur edhe një kallëzim dhe sipas ministres “pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit të saj nga funksioni”.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën”, thuhet në reagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy