
Korrespondenti i MCN Tv në Lezhë, Jul Simoni tha përmes një telefonate me studion e MCN Live se pas vizitës që zhvilloi në Gjadër, Meloni ka mbërritur në qendrën pritëse në Shëngjin dhe po inspektonin punimet.

Meloni dhe Rama sapo kanë mbërritur në Shëngjin dhe po inspektojnë nga afër qendrën pritëse të emigrantëve. Më pas do të mbahet konferenca për shtyp, pati disa vonesa se Melonin mbërriti në Gjadër në orën 12:00.
Ka një interes shumë të lartë nga mediat e huaja.
Ka pasur dhe përfaqësues të opozitës italianë, deputetët që janë të pranishëm në Shëngjin janë duke folur dhe për marrëveshjen që e kanë kundërshtuar.



