Sezoni i sivjetmë turistik konsiderohet ndër më të suksesshmet përgjatë viteve të fundit në vend.
Ervin Sota, nga Shoqata Rajonale turistike me seli në Vlorë, thotë për MCN live, se turistët kanë dominuar nga Italia dhe shtetet e ulëta duke e konsideruar këtë si një dyndje masive të turistëve të huaj në vend.
Kjo sipas tij, ka ndikuar edhe falë marketingut që i është bërë paraprakisht fillimsezonit turistik.
Këtë vit mund të themi me plot gojë se Vlora e kaloj me sukses testin e pritshmërisë në kuptimin se si do ja dalim me pritjen e turistëve dhe në këtë pikë themi se ja dolëm me sukses.
Ka patur një larishmëri, si në ofertat turistike dhe oferta të tjera, dhe ndryshe nga vitet e tjera, larishmëria e ofertave ka qenë nga ato ekopnomike e deri në ato elitare që nuk i kanë munguar Vlorës.
Dominuan turistët italian, sepse ata tashmë e kanë si një shtëpi të dytë, ka pasur një mbidyndje masive por dominuan edhe vendet nordike.
Ne si shoqatë rajonale e turizmit Aulona qe përfshin tërë rajonin jugor me seli në Vlorë, kemi bërë që në fillim jashtëzakonisht marketing, duke pasur si target turizmin perëndimor duke filluar nga shtetet nordike, Anglia, vendet e ulta, Gjermania, Holanda, dhe Spanje dhe SHBA.
Sota, thotë se ajo që bie në sy është fakti se 70% e turistëve kanë dominuar konsumin bazik sesa atë elitar, bazuar nga statistikat në restorante dhe markete përgjatë sezonit turistike.
Ka patur një truizëm masiv, në Vlorë supermarketet kanë pasur një rritje 30-40%, pra ka patur një turizëm familjar sesa një turizëm elitar.
Restorante kanë qene të përmbushura plot, por informacioni nga bizneset, por ka pasa kryesore 70% ka patur një konsum bazik të themi pra nuk a pasur atë konsumin e shëndetshme që mund të pritnim në maksimalen e mundshme.



