Deputeti socialist Baftjar Zeqaj mohoi të ketë zhvilluar ndonjë takim me Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirin në vitin 2012, kur drejtonte Bashkinë Fier. Në studion e MCN live, ndërsa sqaroi mesazhet në dosjen e SPAK, Zeqaj foli edhe për përgjegjësinë e ish ministrit të Financave dhe rrugën që ai zgjodhi për të mos u përballur në gjykatë. Sipas Zeqajt largimi nuk i jep pafajësinë Ahmetajt.



