Presidenti Macron dhe Mogherini nuk mbështesin vendimin e SHBA për Jeruzalemin

Presidenti Macron dhe Mogherini nuk mbështesin vendimin e SHBA për Jeruzalemin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vendimit të Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Macron ka thënë se “Franca nuk e mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara për Jerusalemin”.

I pari i Francës ka thënë se vendi i tij "përkrah zgjidhjen për dy shtete në Lindjen e Mesme, Izrael dhe Palestinë, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyve".

“Duhet të përqendrohemi tek pajtimi dhe dialogu”, është shprehur Macron.

Edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, ka shpreur shqetësimin e BE-së për deklaratat e Trump.

 "BE është shumë e shqetësuar për deklaratën e bërë sot nga presidenti amerikan, Donald Trump, për Jerusalemin", ka thënë Mogerini.

Edhe udhëheqës të tjerë evropianë e arabë kanë reaguar pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin. Ata kanë paralajmëruar se vendimi i presidentit amerikan rrezikon seriozisht të dëmtojë çfarëdo iniciative paqësore në të ardhmen, e madje edhe të nxisë një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy