Reforma zgjedhore/ Basha: Nuk ka zgjedhje të lira pa ndarjen e krimit nga politika (VIDEO)

Reforma zgjedhore/ Basha: Nuk ka zgjedhje të lira pa ndarjen e krimit nga politika (VIDEO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, tha se 2020 është një vit i i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit.

Në këtë drejtim, Basha tha se prioritet numër një është realizimi i reformës zgjedhore që do ti hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë.

Basha e bëri të qartë se në propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

Sipas tij, përsa kohë kreu i mazhorancës Edi Rama ka lidhje me botën e krimit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Basha deklaroi se opozita ka bërë propozimet e veta për këtë reformë dhe në është në pritje të PS-së. Por ai shtoi se pritja nuk do të vazhdojë pa fund.

"Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik.

Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë, harrojeni se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi. 4 kryebashkiakë janë vërtetuar se kanë lidhje me krimin, sistemi i ka vendosur këto, jo", u shpreh Basha.

Zërave të shtuar dukshëm kohët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Ramën, Basha u dha këtë përgjigje:

“Ky nuk mund të jetë proces tavolinash të mbyllura dhe dhomash të errëta.Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, propozimet  tona janë të qarta. Asgjë nuk ka ndryshuar. Prevalon vullneti politik.

Sa kohë  zbulohen kriminelë në Kuvend dhe Bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë harrojeni që këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe nuk ndëshkojmë krimin elektoral”.

Gjatë bashkëbisedimit që po zhvillon me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal edhe tek programi ekonomik i përgatitur nga Partia Demokratike. Basha tha se tashmë janë rreth 50% e shqiptarëve në varfëri dhe se shqiptarët presin investime, por ekonomia punon për një grusht njerëzish. Basha tha se koha e premtimeve boshe ka marrë fund, dhe se PD ka gati programin më të mirë ekonomik të 30 viteve të fundit, i cili sipas tij është hartuar edhe nga Nobelistë, por edhe pse s’përmendi emra, tha se do të prezantohet në javët në vijim.

“ Zgjidhja e krizës është prioriteti numër një. Qeveria duhet të ishte e përgjegjshme, të kishte një plan që i vjen në ndihmë shoqërisë. Ne jemi fokusuar tek ndërtimi i një plani konkret, një alternative. Falenderoj nobelistët dhe të tjerët që kanë prestiduaar reformat në vendet e tyre, dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hartimin e programit më ambicioz që ka parë Shqipëria. Ky dimër ekonomik do mbarojë. Ky dimër ekonomik sot ka hyrë në çdo Shqipëri. 50% e shqiptarëve jetojnë në varfëri zyrtare, nën kufijtë e varfërisë”, u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy