
Meteorologët parashikojnë përgjatë gjithë 24-orëshit të sotëm përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 11°C, në zonat e ulëta 2 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 17°C.



