Australi, kartëmonedhës 50-dollarëshe i gjejnë një gabim (FOTO)

Australi, kartëmonedhës 50-dollarëshe i gjejnë një gabim (FOTO)

Kartëmonedha më e re australiane, një prerje 50 dollarëshe, ka një gabim.

Banka e Australisë (RBA) shkroi ka gabuar në shkrimin e fjalës "përgjegjësi" në miliona kartëmonedha.

RBA e pranoi gabimin të enjten dhe tha se do të rregullohej kur të printohen kartëmonedha të reja.

Por për momentin, rreth 46 milionë kartëmonedha të reja, që e kanë këtë gabim, janë në përdorim në të gjithë vendin.

Prerjet 50-dollarëshe u emetuan në fund të vitit të kaluar. Ato kanë portretin e Edith Cowan, gruaja e parë deputete e parlamentit australian.

Ajo që duket si një lëndinë në sfondin e portretit të znj. Cowan janë në fakt rreshtat e fjalimit të saj të parë në parlament.

"Është një përgjegjësi e madhe të jem gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj domosdoshmërinë që kanë gratë e tjera për të arritur këtu”, është një nga pasazhet e fjalimit me shkronja mikroskopike.

Gabimi qëndron në fjalën responsibility, të cilës i mungon një i dhe është shkruar responsibilty.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy