Një 64-vjeçar me inicialet M.M. ka humbur jetën pasditen e sotme në kryeqytet për shkak se është djegur në vendin e punës.
Sipas policisë, një zjarr ka rënë në vendrojen e fabrikës në pronësi të shtetasi A.M në ‘Misto Mame’ dhe për rrjedhojë ka humbur jetën 64-vjeçari i cili dyshohet se edhe strehohej aty.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



