
Merr fund arratia e një prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare, Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Ai u arrestua në Belgjikë. 37-vjeçari ishte hetuar në mungesë, ndërsa në 17 janar, Gjykata e Posaçme, filloi procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për këtë ngjarje.
Lidhur me këtë, gazetari Xhevair Zhabina, thotë për “MVN live”, se paraprakisht është rritur interesimi i prokurorëve belg për ngjarjet kriminale në vend, meqë drejtuesit shqiptar të tyre operojnë nga Belgjika.
Duhet thënë që hetuesit belg janë shumë të pranishëm në Shqipëri, jo vetëm në çështjen e Leonard Dukës, por edhe në çështje të tjera të cilat ata kanë interes, të pastrimi të patave, grupeve kriminale, krimit të organizuar. Një ndër dëshmitë që ta kanë marrë në Shqipëri ka qenë ajo e Erion Alibeaj, i cili është një personazh i cili ka mjaft informacion kryesisht për grupet kriminale të Elbasanit.
Një pjesë e mirë e personazheve të grupeve kriminale fshihet në Belgjikë, për arsye se aty vijnë ngarkesa më të mëdha të kokainës nga Amerika Latine dhe grupet kriminale dhe drejtuesit qëndrojnë atje aty ku ka qëndruar edhe Duka. Ai nuk ka qenë i pranishëm shumë në Shqipëri, prej vrasje së Santiago Malkos, ka qëndruar më shumë jashtë, ndërsa të gjithë konfliktin e tij me Ervis Martinaj, ai e drejtonte dhe menaxhonte nga aty ku ishte.
Sipas gazetarit Zhabina, dosja e prokurorisë vërteton se Leonard Duka përmes informatorëve të tij ndiqte me detaje çdo lëvizje të ish-mikut të tij Ervis Martinaj.
Në atë kohë prokuroria kur nisi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, tani edhe SPAK i ka të faktuara në mënyrën se si funksiononte grupi i Leonard Dukes, në raport me konfliktin që kishte me Ervin Martinaj.
Në dosje thuhet se Duka e këqyrte Martinajn me detaje, madje ata kishin rekrutuar një punonjëse të asgjësisë turistike duke e paguar 30 mijë euro që të jepte informacion se kur do të udhëtonte, dhe sipas prokurorisë ka dyshime se ndaj Ervis Martinaj mund të kryhej një atentat jashtë vendit. Këto tregojnë fuqinë e grupit kriminal të Dukes se sa informacion te dorës së parë kishte, ai paguante edhe oficer të policisë për informacione të Martinaj.
Zhabina, thotë se Shqipëria nuk di të ketë marrëveshje ekstradimi me shtetin belg për ekstradimin e Leonard Dukes por edhe nëse ekstradohet në mënyra të tjera, ai do hetohet vetëm për vrasjen e S.Malkos, ndërsa akuza mbi të për trafik droge, ende nuk ka.
Për pjesën nëse Leonard Duka do vij në Shqipëri ose jo për tu përballur me akuzat nuk di nëse ka marrëveshje ekstradimi me Belgjike, por mund të kete mënyra tjera, klauzola, më të cilat Duka mund të vij për tu përballur me të vetëm akuzë që ka për vrasjen e Santiago Malkos, kurse për pjesën tjetër të trafikut të drogës të supozuara nuk kemi një akuzë të ngritur ende.



