Raporti/ 547 fëmijë u abuzuan në shkollën fetare që drejtohej nga vëllai i Papa Benediktit XVI

Raporti/ 547 fëmijë u abuzuan në shkollën fetare që drejtohej nga vëllai i Papa Benediktit XVI

Janë të paktën 547 fëmijë që në disa dhjetëvjeçarë janë dhunuar dhe abuzuar në shkollën fetare të  Ratisbonës, Gjermani. Sipas një raporti të përgatitur nga avokati Ulrich Weber, të cilit i referohen mediat gjermane, 500 fëmijë kanë pësuar dhunë fizike, ndërsa 67 të tjerë edhe dhunë seksuale.

Sipas raportit, abuzimet kanë ndodhur në harkun kohor 1953-1992 dhe për to janë identifikuar 49 autorë.

Fëmijët kanë qenë të gjithë pjesë e korit të kishës së Ratisbonës, që nga 1964 deri në 1993 është drejtuar nga vëllai i Papës Benedikti XVI, i cili hoqi dorë nga drejtimi i Kishës Katolike pak vite më parë. Në vitin 2010, Georg Ratzinger, kërkoi publikisht falje për dëmin që u është shkaktuar këtyre fëmijëve, për të cilin ai tha se nuk ka qenë kurrë në dijeni.

Në atë kohë peshkop i Ratisbonës dhe klerik i lartë në atë qytet, Gerhard Ludwig Muller, ka pranuar se ka pasur dijeni për abuzimet me fëmijët e korit, duke saktësuar që episodet e pedofilisë nuk përkojnë me kohën kur drejtimi ishte në dorë të profesor Ratzingerit.

Ndërsa vetë Georg Ratzinger në një intervistë ka pranuar se disa prej djemve të korit i kishin treguar si shkonin gjërat në shkollë, por historitë e tyre nuk e kishin bërë të mendonte se duhej të ndërhynte për diçka. Siç shkruante në vitin 2010 gazeta “Passauer Neuen Presse”, vëllai i madh i Papës ka pranuar se u ka dhënë ndonjë shpullë djemve të shkollës deri në vitet ’70 dhe është lehtësuar pasi ndëshkimi fizik u ndalua me ligj në fillim të viteve ’80. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy