Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë.
Aksidenti është shënuar në segmentin Milot-Rreshen, pranë fshatit Fang.
Një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeçar i cili po kalonte rrugën.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, fëmija është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



