Shkarkimi i Metës/ Balla: Koha t'ia heqim këtë turp Shqipërisë, ftojmë PD t’i bashkohet kësaj nisme

Shkarkimi i Metës/ Balla: Koha t'ia heqim këtë turp Shqipërisë, ftojmë PD t’i bashkohet kësaj nisme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend lidhur me nismën për kirjimin e Komisionit Hetimor, tha se kërkesa për shkarkimin e Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk është interes specifik, por është një detyrim moral.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje jo vetëm opozitës parlamentare, por edhe Partisë Demokratike, veçanërisht krydemokratit Lulzim Basha t’i bashkohen nismës për shkarkimin e Metës. Balla tha se me këtë nismë synohet t'i hiqet turp i madh Shqipërisë me këtë Presidenti.

“Nisma është marrë për ta distancuar Shqipërinë nga Ilir Meta, dua të qartësoj që procedura për shkarkimin tij është për shkarkimin e turpit.  Thirrja ime, përveçse drejtuar opozitës parlamentare shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. Do të ishte dinjitoze që opozita t’i bashkohej kësaj thirrje moralisht.   Procedura është për t’i hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe për t’ia lënë në derë atij që turpi i takon.

Skandalet me thirrjet për dhunë dhe thirrje e turpshme kundër aleatëve të SHBA-së janë të mjaftueshme. Mosveprimi ynë do të shkonte në limitet e shpërdorimi të detyrës përballë akteve të rënda përballë akteve Kushtetuese edhe ligjore. Nëse Kuvendi do të lejonte të qëndrojë në Presidencë me këto akte të rënda do të ishte nga ana jonë moskallëzim i krimit. Sot falënderoj 49 deputetët kanë depozituar këtë kërkesë”, tha Balla.

Balla tha se kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke nxitur dhunë dhe trazira me deklaratat e tij.

 “Kurrë nuk kemi pasur president kaq banal. Jemi të bindur se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë dhe në mënyrë tepër flagrante Kushtetutën, nuk ka ushtruar detyrën e tij, siç përcaktohet në Kushtetutë. Ai nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi, e ka nxitur atë që sollën si pasojë dalje të organizuar të militantëve të opozitës në rrugë, duke terrorizuar qytetarët, deri në kryerjen e konflikteve me armë. Deklaratat dhe mesazhet e intensifikuara të presidentit në atë periudhë favorizonin partitë opozitare dhe denigronin mazhorancën, duke shkelur kështu paanësinë politike, që Kushtetuta i ka veshur presidentit. Të gjitha aktet e kryera nga ai, janë në kundërshtim me etikën ligjore dhe denigrojnë figurën e institucionit të Presidentit të Republikës. Aktet e kryera nga presidenti janë shkelje të rënda të Kushtetutës dhe prandaj kërkojmë shkarkimin e tij. Ai ka humbur rolin e përfaqësuesit së unitetit kombëtar. Ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që e mbështet atë mazhorancës.”

Kërkesa për shkarkimin e Metës, sipas Ballës është bërë sipas tij për ta kthyer Presidentin në binarët kushtetues.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy