Një grua 112-vjeçare, e quajtur Joan Hocquard, e cila ishte edhe personi më i vjetër në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë të shtunën. Ajo kishte lindur më 29 mars të 1908 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi në shërbimin e ambulancës.
Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Dorset të shtunën, lajmëroi nipi i saj Paul Reynolds. Ky i fundit deklaroi se tezja e tij nuk kishte një sekret për jetëgjatësinë dhe ‘shijoi gjalpin me krem sa herë i servirej’. Gjithashtu ai shtoi se 112-vjeçarja nuk besonte te një dietë e caktuar.
Fëmijërinë Hocquard e kaloi në Kenia, atje ku babi i saj ishte një oficer i kolonisë britanike. Shkollën e ndoqi në një konvikt në Sussex, ndërsa më pas punoi si guzhiniere në Gjenevë.



