
Gazetari i cili u mor nga avioni Ryanair në Minsk është transferuar në arrest shtëpiak.
Lajmin e ka bërë me dije babai i Roman Protasevich, i cili u mor në paraburgim nën dyshimin e nxitjes së trazirave.
E dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega, u arrestua bashkë me të dhe gjithashtu është zhvendosur në arrest shtëpiak, thanë prindërit e saj për BBC.
BE-ja iu përgjigj incidentit të avionit me sanksione ndaj Bjellorusisë.
Që nga kapja e tyre, në një fluturim nga Athina në Vilnius, Protasevich dhe Sapega dolën në një transmetim në TV Bjellorus, duke rrëfyer aktivitetin kriminal në regjistrimet që dukeshin se ishin bërë me detyrim.
Babai i Protasevich, Dmitry tha se akuzat kundër të dy të arrestuarve nuk ishin tërhequr.
Gazetari përballet me akuza që përfshijnë organizimin e trazirave masive, për të cilat ai mund të dënohet me deri në 15 vjet burg, ndërsa Sapega akuzohet gjithashtu për shkaktimin e trazirave.
Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u detyrua të ulej në Minsk për një kërcënim të supozuar të bombës.



