
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Sipas mediave kosovare, ndaj një autobusi me nxënës shkolle është qëlluar me breshëri arme.
Si pasojë e sulmit të armatosur, sipas të dhënave paraprake kanë mbetur të vrarë 4 persona.
“Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”, është shprehur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.
Mësohet se viktimat janë dy nxënës, shoferi i autobusit dhe shoqëruesi i tij. Nga të shtënat ka edhe të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Pejës.



