Zv/kryeministri i vendit Niko Peleshi ka inspektuar punën për rikonstruksionin e aksit rrugor Korçë-Ersekë, e gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar fitoren e Muharrëm Ramës në Dibër, duke u shprehur se merita për këtë zgjedhje u takon qytetarëve të Dibrës.
“E njoh Muharrem Ramën dhe në ato ditë që kam qenë atje kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Ishte kandidati i duhur për Dibrën sepse 4000 vota nuk janë një rastësi. Vota në Dibër ishte votë e duhur dhe le ta quajmë shmangie nga presioni i opozitës ku drejtues të lartë të opozitës ishin vazhdimisht në Dibër. Ne vinim nga një skandal në këto zgjedhje dhe psikologjikisht ka efektet e veta dhe në një zonë të PD-së prej kohësh. Respektuam vullnetin e zgjedhësve dhe merita u takon atyre që bënë zgjedhje më të mirë. Ne investuam njeriun e Dibrës dhe jo një figurë të Tiranës”



