Meta nga Korça: Rikthehem në zgjedhjet e ardhshme, pasi të heq kostumin e Presidentit

Meta nga Korça: Rikthehem në zgjedhjet e ardhshme, pasi të heq kostumin e Presidentit

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot nga Korça se së shpejti do i kthehet betejës së vërtetë, kur u pyet nga gazetarët nëse do të merrte pjesë zgjedhje.

 Meta tha se pasi të zhveshë kostumin e presidentit do të jetë në betejë teksa theksoi se nuk e tradhton popullin shqiptar.

 “S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet më të para, pasi të heq kostumin e presidentit më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk i shet ndeshjet dhe nuk e tradhton popullin shqiptar”, u shpreh Meta.

Lidhur me shkarkimin e presidentit Meta tha se nuk ka interes se çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit.

“Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy