Milo: Nëse Franca dhe Gjermania nuk janë bashkë, perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor mbetet në pikëpyetje

Milo: Nëse Franca dhe Gjermania nuk janë bashkë, perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor mbetet në pikëpyetje

Mungesën e unitetit për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, historiani Paskal Milo e sheh si hapësirë që mund të shfrytëzohet nga aktorë të tretë për të shtrirë ndikimin në rajon. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se fakti që Gjermania dhe Franca kanë qasje të ndryshme në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor, ngre pikëpyetje për ecurinë e procesit.

Gjermania gjithmonë ka qenë në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Problemi qëndron te vendet e tjera. Është Franca dhe siç e pamë, Macron ofroi një zgjidhje tjetër për Europën. Ajo që ai propozon është një variant i ri i Europës së vjetër me dy shpejtësi apo me dy plane integrimi.

Vendet e Europës, BE duhet të reflektojë kushtet e reja që janë krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Ballkani perëndimor ka mjaft element krize dhe po qe se humbet perspektiva europiane, mund të riciklohet ndonjë krizë.

Shcolz është duke vazhduar në rrugën e rigjallërimit të procesit të Berlinit. Duhet të jenë të gjithë aktorët. Franca dhe Gjermania janë motorët dhe po nuk ecën ato me të njëjtën shpejtësi, nuk ka unitet. Në momentin që ato nuk janë bashkë, edhe perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në pikëpyetje.

Janë aktorët e tretë që do të rigjallërohen. Dikush përmes aleancave strategjike, dikush përmes investimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy