Milo: Opozita dhe qeveria kanë axhendën e vet, 6 dhjetori në fokus duhet të ketë samitin

Milo: Opozita dhe qeveria kanë axhendën e vet, 6 dhjetori në fokus duhet të ketë samitin

Më 6 dhjetor vendi ynë do të presë lidërët më të rëndësishmë të Bashkimit Europain për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Lidhur me këtë ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se opozita dhe pozita duhet të vazhdojnë me axhendën e tyre politike, ndërsa theksoi se 6 dhjetori në fokus duhet të ketë samitin.

Ai tha se të proqtestosh është e drejta e cdo qytetari, por sipas tij ngjarje të tilla ndodhin shumë rrallë në vendin tonë dhe për këtë arsye qeveria duhet të plotësojë detyrimet e veta kundrejt një samiti historik dhe se sheshet dhe bulevardi janë aty për të protestuar gjhithmonë.

Gjithsecili atë ditë duhet të bëjë axhendën e vetë siç ndodh në vendet demokratike. Qeveria duhet të plotësojë detyrimet e veta kundrejt një samiti historik në Shqipëri, ky është nder i veçantë që i bëhet vendit tonë, prandaj them që i takon qeverisë për detyrimet që ka që të kujdeset që ky takim të vejë sa më mirë të jetë e mundur dhe të nderohet. Sa për protestën varet nga mënyra se si e koncepton një politikan parimisht nuk ka asgjë të keqe për të shprehur në mënyrë demokratike të drejtën e vetë për të protestuar. Kushdo mund ta bëjë, por nisur nga fakti që jemi një vend i vogël dhe që ngjarje të tilla nuk përsëriten sa herë dhe për të dhënë mesazhe sa më të mira kur ne presim të fillojnë negociata reale sa i përket integrimit, sigurisht që kjo mbetet për tu parë dhe duhej për tu diskutuar sepse ka kohë për greva e demonstrata. Mendoj se do ishte më qytetare dhe evropiane që Shqipëria ta përqendronte vëmendjen tek samiti. Sepse bulevardin dhe sheshet këtu i kemi për të protestuar.

Ndërsa i pyetur se si është qasja e Gjermanisë dhe Italisë ndaj zgjerimit dhe çfarë domethënie kanë takimet e kryeministrit Rama me presidentin gjerman dhe kryeministren e Italisë, Milo tha se është e natyrshme që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me këto dy vende mike.

Është e njohur se të dy vendet janë mike me Shqipërinë e kanë mbështetur historikisht integrimin e Shqipërisë dhe kemi pasur dhe kemi mbështetje të gjithanshme prej tyre. Kemi një komunitet shqiptar emigrantë shumë herë më të madh në Itali, por po rritet dhe në Gjermani, pra kemi ura lidhëse me këto dy vende dhe është natyrshëm që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me këto dy vende. Dhe është e natyrshme që këta lider vijnë tek ne dhe vizita e Ramës në Romë është e rëndësishme sepse takohet me njeriun që ka pushtet ekzekutiv që është një kryeministre e re dhe shpresojmë që marrëdhënie të tilla të vazhdojnë.

Në lidhje me samitin e NATO-s, Milo tha se në fokus të tij ishte Ballkani Perëndimor dhe e gjithë vëmendja e tij ishte e përqendruar pikërisht ndaj tij.

Ky ishte një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s dhe aty kishte 2 çështje themelore, situata në Ukrainë dhe nevoja për ta mbështetur nisur kjo dhe nga situata ku ndodhet aktualisht në dimër por dhe për shkak të operacioneve të Rusisë që godet infrastrukturën energjetike për t’ua bërë sa më të vështirë jetesën Ukrainës. Ndërkohë që çështja që na intereson ne është dhe vëmendja që tregojnë anëtarët e NATOs ndaj Ballkanit perëndimor. Dhe në këtë rast NATO e ka përqendruar vëmendjen në Ballkanin perëndimor më shumë në aspektin e sigurisë. Rusia ka vatra influence në Ballkanin perëndimor dhe ne duhet të ndjehemi të sigurtë dhe krenar që kemi mundur të sjellim këto dy organizma të rëndësishme në Ballkan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy