<p>Gazetari Kastriot Çipi thotë se brenda partive opozitare ka një reaksion që lidhet me figurën e Sali Berishës. Sipas tij, partitë e reja që kanë dalë nga e djathta duhej të kishin gjetur gjuhën e përbashkët, duke kushtëzuar Berishën.</p> <blockquote> <p>Ka një reaksion në elektoratin opozitar. Njerëz që duan rotacionin, por nuk janë entuziastë për figurën e Berishës. Të gjitha partitë që ju përmendet kanë dalë nga PD. Kanë ndonjë divergjencë ideologjike me të? Jo! Pretendojnë se janë të gjithë të djathtë. Pse nuk u ulën ta gjenin gjuhën? Nëse problem do të ishte Berisha, ta kushtëzojnë. I ke bërë tre mandate, nuk mund të marrësh katërt, nuk ke as moshë. Kjo kartë luhet edhe në kahun e kundërt. Pra, për Ramën, edhe ai do një mandat të katërt. E mbani mend Berishën para zgjedhjeve të 2013? Ishte në fund të mandatit të dytë dhe fliste për mandatin e katërt. Njerëzit sigurisht do thonin, prit pak, po ky nuk paska ndërmend të japë dorëheqjen. Në 2008 ndryshuan brenda natës sistemin.</p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/bve24S8WWrI?si=7HwtzXV0DnDYjUOe" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



