Shorti ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të treshes së gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen “Partizani”, për të cilën dyshohen kreu i PD Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamaarbër Malltezi.
Dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese do të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.
SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Sipas organit të akuzës ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin.
Kryedemokrati i ka cilësuar vazhdimisht akuzat si të motivuara politikisht nga kryeministri Edi Rama.



