Zvicra heq dorë nga "neutraliteti", do të miratojë të njëjtat sanksione si BE kundër Rusisë

Zvicra heq dorë nga "neutraliteti", do të miratojë të njëjtat sanksione si BE kundër Rusisë

Zvicra ka njoftuar se do të heqë dorë nga angazhimi i saj ndaj “neutralitetit zviceran” në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti federal zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se sanksionet e Zvicrës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian.

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së. Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më parë. Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, demokracisë, popullatës civile dhe institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht.

Duke folur pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Federal të Zvicrës, Cassis theksoi se "në këto ditë të errëta", Zvicra qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe shpreson se sanksionet do të inkurajojnë Kremlinin të "ndërrojë mendje".

Nuk do të ketë përjashtime: pesë oligarkëve tashmë u është ndaluar hyrja në Zvicër, llogaritë bankare të 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen me efekt të menjëhershëm. Bankat zvicerane besohet se mbajnë miliarda dollarë fonde ruse.

Hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët rusë, ndërsa linjat ajrore zvicerane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy