Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në Liqenin e Kasharit, ku dy fëmijë kanë rënë në liqen dhe njëri prej tyre është mbytur.
12-vjeçar F.Gurakuqi ka humbur jetën duke u mbytur pasi ra brenda në liqen teksa u thye akulli. Sipas informacioneve të para mësohet se i mituri po luante bashkë me motrën e tij 15 vjeçe E. Gurakuqi. E motra e 12-vjeçarit shpëtoi kur akulli u thye ai ra brenda dhe nuk doli dot më.
Ngjarja është shënuar rreth orës 14 : 15 minuta në Mëzez, ndërkohë pritet mbërritja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit të 12-vjeçarit.
Sipas hetimeve paraprake është mësuar se fëmijët kanë qenë duke luajtur në liqen pasi ka qenë pjesërisht i ngrirë.
Policia njoftoi se "më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni. Priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni".
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.



