Nano: Tahiri mund t’i ketë merituar prangat, por dënimi i tij ka qenë më shumë për shkak të presionit

Nano: Tahiri mund t’i ketë merituar prangat, por dënimi i tij ka qenë më shumë për shkak të presionit

Analisti Mustafa Nano tha për MCN se dënimi i ish-ministrit Saimir Tahiri është bërë në kushtet e presionit politik dhe mediatik që është ushtruar ndaj kësaj çështje. Sipas tij gjyqtarët e kanë “rënduar dorën” pasi janë gjendur nën presionin e kapjes së “peshkut të madh”.

Intervista e plotë:

1.Zoti Nano mazhoranca u investua gjatë në një konflikt politik por edhe juridik me presidentin. Çfarë vlere ka ky debat për opinionin publik?

Ka përmasën e vet politike. Kemi mazhorancën që do të shkarkojë presidentin dhe unë jam i prirur të besojë se nëse presidenti do ishte në binarët e tij prapë mazhoranca do bënte çmos të gjente defekte. Për masën politike parlamenti e mori vendimin dhe tani kalojë në GJK dhe duhet të presim vendimin. Sido që të jetë do jetë një vendim i marrë nga GJK dhe4 duhet të kursejmë komentet.

2.Taulant Balla tha sot se i gjithë proces ka qenë shumë i mirë për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Ju si mendoni çfarë ka parasysh zoti Balla kur flet për diçka të tillë.

Ai thotë një gjë të saktë mbi një motivim të gabuar. Sepse i thonë gjërat për interesin e tyre dhe nuk kemi pse të impresionohemi nga Balla.

3. Në burg është një ish-ministër, ndoshta më I rëndësishmi i mandatit të parë të kësaj mazhorance. Zoti Rama në komentin që bëri  la të kuptohet se prangosja e Tahirit është sukses i reformës në drejtësi të udhëhequr prej tij. Është kjo meritë që duhet t’ia njohim kryeministrit?

Kam qenë kritik ndaj ministrit Tahiri, por procesi penal ndaj tij është bërë nën presion si për ata që e kanë gjykuar. Ka qenë presion politik e mediatik. Di që ka pasur presion dhe jam i prirur të besoj se gjyqtarët e kanë rënduar dorën sepse të gjithë po presin “peshkun e madh”. Sepse dhe arrestimi i tij është një veprim spektakolar. Kam përshtypjen se Tahiri mund ti ketë merituar prangat, por dënimi i tij ka qenë më shumë për shkak të presionit.

4.Dua t’ju kujtoj Zoti Nano edhe reagimin e deputetit Erion Braçe I cili ka folur për pabarazi duke hequr një paralele mes dënimit të Tahirit dhe pandëshkueshmerisë së Sali Berishës për ngjarjet e 21 janarit. Dy interpretime që përjashtojnë njëra tjetrën, nga njëra anë një kryeministër që po krekoset se po udhëheq reformën në drejtësi dhe po çon të vetët në burg dhe nga ana tjetër ish-numrin dy të qeverisë që thotë se drejtësia po mban me hatër Sali Berishën!?

Nuk është  problemi vetëm i Sali Berishës sepse Brace është i fokusuar te Saliu. Majtas dhe djathtas kanë bërë gjëra që sistemi i drejtësisë duhet të veprojë dhe duhet ti lëmë ato të punojnë të qeta mos ti rrethojmë me presion. Ai lloj presioni në një mënyrë apo tjetër kondicionin punën e tyre.

5. Në ditën ndërkombëtare të drejtësisë edhe arkitekti I reformës në drejtësi siç duan ta quajnë socialistët zotin Fatmir Xhafa reagoi duke thënë se drejtësia duhet mbrojtur nga çdo ndikim i paligjshëm, dhe nga përpjekjet për deformim e ndikim. Në një vend ku praktikisht opozita është shkërmoqur kush e kërcënon reformën në drejtësi?

Sistemi në drejtësi, strukturat e reja, mazhoranca ka nën kontroll dhe një pjesë e emërimeve që janë bërë janë bërë nga mazhoranca. Ne do të kemi disa vite një sistem drejtësie që do jetë e kompleksuar dhe të varur politikisht. Jam i sigurt që ka pasur ndikime në emërimet e njërit apo tjetrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy