Në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 126 742 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, një rekord i mëtejshëm i infeksioneve ditore që tejkalojnë pragun prej 100 000 për ditën e katërt radhazi dhe atë prej 120 000 për ditën e tretë.
Kjo është ajo që del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, cituar nga CNN.
Të paktën 1 040 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 237 113.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në SHBA është afër 10 milion: 9,860,558.



