
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Kievi është gati për një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, pasi ai u bëri thirrje aleatëve që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Moskën.
“Shkëmbimi i njerëzve, kjo është një çështje humanitare sot dhe një vendim shumë politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve”, tha Zelensky të hënën përmes videokonferencës në Davos.
“Është vërtet e rëndësishme që e gjithë bota të mos i lutet Rusisë, pavarësisht rrethanave, apo të bëjë lëshime ndaj Rusisë”, tha ai.
“Ata duhet të mbajnë presionin politik në çdo mënyrë që munden, nëpërmjet lidhjeve të fuqishme biznesi, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes kërcënimeve, kërcënimeve reale me sanksione, pengimit të biznesit, ne mund të intensifikojmë në mënyrë aktive shkëmbimin e njerëzve tanë”.
“Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët. Jemi gati për një shkëmbim edhe nesër”, tha Zelensky.



