Sulmi në Capitol Hill, kërkohet 6 muaj burg për ish-këshilltarin e Donald Trump

Sulmi në Capitol Hill, kërkohet 6 muaj burg për ish-këshilltarin e Donald Trump

Gjashtë muaj burg dhe 200 mijë dollarë gjobë. 

Ky është dënimi që Departamenti i Drejtësisë do të propozojë në gjyqin e ardhshëm të ish-këshilltarit të Donald Trump, Steve Bannon , i akuzuar për pengim të hetimit për sulmin në Capitol Hill.

Vendimi për Bannon do të shpallet të premten nga një Gjykatë në Washington.

Steve Bannon konsiderohet si një nga arkitektët e fitores së Donald Trump në vitin 2016. Edhe pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në gusht 2017, ai qëndroi pranë presidentit dhe foli me të një ditë para sulmit në selinë e Kongresit.

Për të zbuluar natyrën e diskutimeve të tyre, komisioni hetimor parlamentar përgjegjës për të hedhur dritë mbi rolin e Donald Trump në këtë grusht shteti kishte thirrur Steve Bannon për të dëshmuar dhe prodhuar dokumente. Ai refuzoi, duke përmendur të drejtën e presidentëve për të mbajtur sekret disa biseda, gjë që bëri që ai të akuzohej për " pengim " të punës së Kongresit.

Gjatë gjyqit të tij në gjykatën federale në Washington në korrik, ai nuk paraqiti dëshmitarë dhe nuk foli. Juristët e gjetën atë fajtor pas më pak se tre orësh diskutimi.

Ai gjithashtu po ndiqet penalisht për mashtrim nga drejtësia e New York-ut si pjesë e një hetimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një muri midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një nga premtimet kryesore të fushatës së Donald Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy