Në fokus të emisionit "Rrëfimi Juaj" të gazetarit Enes Memolla ishte sot artisti Vladimir Caridha, i cili njihet në Elbasan si një ndër skulptorët që kanë dhënë një kontribut të madh në artin e qytetit.
Caridha u diplomua në vitin 1983 për skulpturë qeramike dhe më pas do të vazhdonte në Liceun Artistik ‘Onufër’ të Elbasanit si pedagog.
Prej më shumë se 40 vitesh ai ka marrë pjesë në disa ekspozita lokale e kombëtar, ku mjeshtërisht ka treguar vlerat historike dhe tradicionale të gdhendura në gurë apo drurë.
Të krijosh një skulpturë nuk është aq e lehtë shprehet Caridha, duke u detyruar të qëndrojë netë të tera pa gjumë për të nxjerrë në pah variacionin që ai dëshiron me të vërtetë të dallohet në vetën e tij.
Artisti tregon sa i kufizuar ka qenë arti i skulpturës në kohën e komunizmit, ku shumë koleg të tij përfunduan në burg.
Ne gjenim mundësinë të fotografonim libra të ndaluar, autorë modernë, të cilët ishin të ndaluar. Ti nuk shikoje dot një autor modern, jo të ndikojë nën ndikimin e tyre, ishte absurde. Ishte agjitacion dhe propagandë, 8-10 vjet burg. Këtë e kanë provuar disa autorë, Edison Hila, etj. Van Gogh ka një autoportret jeshil më në dritë. Një nga këta autorët që u dënua, kishte një plakë jeshile të egër fare, bëri burg! Mirëpo ajo një, Isuf Sulovarit iu ndalua krijimtaria për 10 vjet, sepse ngjyra e Isufit ishte shumë potente, ngjante pak me Meksikën”.
Për Vladimirin në arti i parave viteve 90’ ishte i tepëruar, ku fokusi ishte te armët apo te fuqia punëtore dhe përjashtoheshin temat sociale.
Familja për të luan një rol kyç pasi është motivimi i tij më i madh. Në vitet 97’ ai do detyrohej të largohej nga Shqipëria për shkak të situatës, duke jetuar në shtetin grek, ku djali do të trashëgonte talentin e babait, duke përfunduar Arte.
Vladimir Caridha rrëfen një ngjarje të trishtë, ku ju desh të kompozonte portretin e një personi i cili do vdiste pas dy muajsh.
Në qytetin e Elbasanit janë të shumta punimet e mjeshtrit Caridha, të tilla si” Onufri 1988, Dhaskal Todri, Monumenti “Klithma Kushtuar” kushtuar popullit çam në vitin 2007, monumenti “Skënderbeu”, Kosovë 1993, Monumenti Arsimit Elbasan vitin 2009, dhe portretet e mësuesit popullor Sulejman Harri në shtator të vitit 2012. Për Vladimirin në arsimin e mesëm duhet të hapet një lëndë që të titullohet “Shije Figurative”, për të informuar të rinjtë për artin.



