
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në det të hapur, goditi Tajvanin lindor.
Lëkundja e fortë u shënua në orën 03.17 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale.
Pas lëkundjes së parë u regjistruan edhe disa pasgoditje. Epiqendra, sipas byrosë lokale të motit (CWB) ndodhej 29.1 kilometra në juglindje të qytetit Hualien, me një thellësi prej 5.7 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme, ndërkohë që rreziku i një cunami është përjashtuar.



