6 vite burg për përshëndetjet naziste, Australia ashpërson ligjet kundër urrejtjes

6 vite burg për përshëndetjet naziste, Australia ashpërson ligjet kundër urrejtjes

Burg nga një deri në gjashtë vite ka vendosur Australia për të gjithë ata persona që përdorin përshëndetjet naziste ose simbole të tjera të urrejtjes si dhe kryejnë vepra të ndryshme të klasifikuara si terroriste.

Ky vendim vjen pas një sërë ndryshimesh ligjore që u miratuan këtë të enjte nga ligjvënësit Australian. Ndryshimet ligjore u cilësuan nga përfaqësuesit e politikës vendase si më të ashprat që Australia ka pasur ndonjëherë kundër krimeve të urrejtjes.

Ndërsa dënimet e tjera përfshijnë një minimum prej tre vitesh për financimin e terrorizmit dhe gjashtë vite për kryerjen ose planifikimin e akteve terroriste.

Pavarësisht se ky vendim u mirëprit nga opozita të shumtë kanë qenë zërat kritikë ndër radhët e laburistëve të cilët shprehen të sigurtë se dënime të tilla nuk do ta reduktojnë krimin, do të rezultojnë diskriminuese në praktikë dhe do të minojnë pavarësinë e gjykatave.

Megjithatë ministri i punëve të brendshme Tony Burke e mbrojti vendimin me argumentin se kjo nuk ka të bëjë me politiken në vetvete se sa me mbrojtjen nga kërcënimet dhe dhuna tëë disa personave.

Kjo nuk ka të bëjë me politikën. Por me faktin se Parlamenti Australian beson se është e papranueshme që të mbrojë kërcënimin ose dhunën ndaj një personi tjetër për shkak të asaj që ai mund të jenë.

Ashpërsimi i ligjit që dënon me burg shfaqjen e simboleve të urrejtjes vjen në Australi edhe pas një sërë sulmesh që u kryen muajt e fundit ndaj disa objekteve hebreje. Vetëm javën e kaluar autoritetet në Sidnei zbuluan vendosjen e një eksplozivi pranë një sinangoge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy