‘Open Balkan’, Rama: Thelbi, zgjerimi ekonomik. Vuçiç: Nisma jo për ne, por për qytetarët

‘Open Balkan’, Rama: Thelbi, zgjerimi ekonomik. Vuçiç: Nisma jo për ne, por për qytetarët

Në Beograd ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp për 'Open Balkan' mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.  Tre liderët do të paraqesin të gjitha marrëveshjet që kanë arritur në kuadër të takimit të "Open Balkan" gjatë ditës së sotme.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se thelbi i kësaj nisme është zgjerimi i ekonomisë. Ai theksoi se nëse tregjet e vendeve në fjalë integrohen me njëra-tjetrën, atëherë ato kthehen në një faktor shumë të rëndësishëm.

Mua më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku është thelbi i kësaj nisme. Thelbi është sesi të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona që në vetvete mbeten të vogla, por nëse integrohen me njëra-tjetrën kthehen në faktor të rëndësishëm. Gjithmonë e më tepër po del në pah që kjo ka një kufi që lidhet me hapësirën e shfrytëzimit të tregut dhe që të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte që sjellin punësim cilësor dhe shumë më tepër vlerë të shtuar. Më vjen mirë që sot na u dha mundësia të ballafaqohemi me sipërmarrës, të gjithë njëzëri në mbështetje të Ballkanit të Hapur kërkuar që kjo të përkthehet në një realitet të prekshëm në kufi, aty ku fillojnë problemet. Kemi takuar Këshillin e Atlantikut, ardhur enkas në mbështetje të kësaj përpjekje duke pritur që të njihemi me rezultate përfundimtare të një studimi të përgjithshëm që do të ekspozohen në Tiranë dhe për përfitimet e gjashte vendeve dhe jo vetëm tre vendeve. Ndërkohë kemi nënvizuar se nuk kemi asnjë lëkundje për të ndërtuar në vendet tona dhe kemi bindjen se ndërkohë që BE është i zhytur në dilema te veta, mund të konsiderojë disa hapa të rëndësishëm për të ardhur më pranë rajonit. Jemi angazhuar që nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët.

Nga ana e tij, më herët Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, zbardhi detaje nga diskutimet. Vuçiç tha se patën një takim me sipërmarrës nga vendet e tyre përkatëse dhe se këta të fundit kanë shprehur dakordësinë për këtë nismë. Sipas presidentit serb kjo iniciativë nuk po bëhet për të, Ramën apo Dimitrov, por për të mirën e qytetarëve.

Jam i lumtur të prisja miqtë tanë. Do përpiqem të flas pak dhe me terma konkretë. Jam i sigurt që ata do të flasin edhe për dokumente. Patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e bizneseve të tre vendeve tona. Pamë që njerëzit nga biznesi janë në favor. Por dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht por ramë dakord për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. U hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat. Ramë dakord që të ngrinim Këshillin e Zbatimit. Do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse doganore. Folëm për qarkullimin e lirë të mallrave. Puna jonë është të shohim se ku aktualisht kemi pasur gjëra që janë përjashtuar në terren. Morëm pohime nga sipërmarrësit. Ramë dakord edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm që njerëzit tanë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po hyn në gjëra politike, por po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë.

Në fund, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, është shprehur nga Beogradi se në dhjetor në Tiranë do të shpalosen fitoret e deritanishme të nismës.

Bashkëpunimi rajonal është një zgjedhje e zgjuar, zgjedhja e duhur dhe zgjedhja evropiane. Rëndësia që Maqedonia e Veriut i jep kësaj nisme është pikërisht në këtë drejtim. Kjo nismë synon që të ndërtojë solidaritet duke u zhvilluar, duke ndërtuar një treg të përbashkët rajonal. Gjithçka do të realizohet vetëm me vullnet politik që duhet të përkthehet në zgjidhje legjislative, çka do të thotë marrëveshje ndërkombëtare. Ne kemi hapur bisedime të sinqerta me bizneset. Ata humbasin shumë me procedura burokratike. Në Tiranë do të deklarojmë fitoret e deritanishme. Është shumë e rëndësishme që nisma të mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Besoj se sa më të vendosur të jemi për të ecur përpara aq më të besueshme do të bëjmë nismën edhe për vendet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy