Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për 5 mjekët të cilët akuzohen se neglizhuan ndihmën mjekësore, duke shkaktuar vdekjen e një 38-vjecari në vitin 2020. MCN ka zbardhur dosjen hetimore ku nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se i riu ka humbur jetën për shkak të infeksionit në pankreas, ndërkohë që spitali I Fierit dhe I Vlorës kanë refuzuar ta mjekojnë.



