Ish-ministri i Jashtëm Arian Starova deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se momentalisht Presidenti serb Aleksandër Vuçiç aktualisht po përpiqet të fitojë kohë dhe të masë pulsin.
Sipas Starovës synimi i presidentit serb është marrja e Veriut të Kosovës.
Ai është i mençur në një pikë, përpiqet të fitojë kohë dhe të masë pulsin, padiskutim. Thellë thellë në mendjen e tij ai që...Shpresojmë që të mbarojë shpejt konflikti në Ukrainë që ky t’i ketë gjërat më të sakta. Kam përshtypjen që Vuçiçi këtë barrë të trashëgimisë me Rusinë është i detyruar ta mbajë jo thjesht prej vetvetes, për shkak të një tradite, që ai s’mund të dalë, por ai do dëshironte të bënte marrëveshje me Kosovën, ta njihet pavarësinë me ndonjë lëshim të vogël. Në këto kushte ai synon të marrë Veriun e Kosovës”.



