Erdogan: Kemi përgjegjësi dhe detyrim historik ndaj vendeve të Ballkanit

Erdogan: Kemi përgjegjësi dhe detyrim historik ndaj vendeve të Ballkanit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot gjatë vizitës në Mal të Zi se vendi i tij ka përgjegjësi dhe detyrim historik ndaj vendeve të Ballkanit.

"Ne kemi një përgjegjësi dhe detyrim historik këtu. Kjo është arsyeja pse ne i vazhdojmë vizitat tona në vendet e Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse ne do t'i vazhdojmë ato. Dje isha në Bosnje-Hercegovinë dhe bisedova me miqtë tanë atje. Uniteti i tyre është shumë i rëndësishëm për ne. Unë besoj se Bosnjë e Hercegovina mund t'i kapërcejë problemet e saj në unitet dhe bashkim", citohet Erdoğan nga Anadolu Agency.

Presidenti turk e bëri këtë deklaratë pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me vizitën e tij në Bosnjë e Hercegovinë, para se të mbërrinte në Mal të Zi. Erdogan u pyet në lidhje me deklaratën e anëtarit të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili u shpreh se më shumë i beson Erdoğan-it sesa Perëndimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy